Sileksi fiton Skopjen në Kratovë

Sileksi fiton Skopjen në Kratovë

Sileksi ka mundur 3:1 Skopjen, në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fillimi i takimit rezultoi të jetë i mbarë për vendasit, pasi avansuan që në minutën e 9-të me anë të Kataniq. Pas pranimit të golit, miqtë u hodhën në kërkim të golit të barazimit, ndërsa ai do të vinte në minutën e 53-të kur Hajdari barazon shifrat në 1:1. Në minutën e 74-të i posafuturi në lojë Gjorgjievski shfrytëzon gabimin e mbrojtjes kundërshtare dhe realizoi për 2:1. Deri në fund, Gjorgjievski arriti të dërgojë edhe njëherë topin në rrjetë duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 3:1. Ndërkohë xhiroja e 23-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 ndeshje tjera që do të luhen nga ora 14:00. Shkupi pret në terren vendas Rabotniçkin, Shkëndija përballet me Akademia Pandevin, Struga Trim Lum luan me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Bregallnica do t’i mat forcat me Pobedën.

MARKETING