Si ndahen fitimet? Ja sa vlen Kupa e Mbretit në Spanjë

Si ndahen fitimet? Ja sa vlen Kupa e Mbretit në Spanjë

Kupa e Mbretit është futur në fazën e saj finale dhe më të rëndësishme. Osasuna, Atletik Bilbao, Reali i Madridit dhe Barcelona janë katër të mbijetuarat.

Federata Spanjolle e Futbollit ka vënë në dispozicion 33 milionë euro për këtë kompeticion. Dhe sipas llogarive të bëra, skuadra fituese e trofeut do të arkëtojë 600 mijë euro. Sipas ligjit, 90% e të ardhurave të kompeticionit sigurohen nga shitja e të drejtave televizive dhe shpërndahen për skuadrat pjesëmarrëse.

Ndërsa 10% shkon për promovimin e futbollit në kategoritë e ulëta dhe atij amator. Gjithashtu, sipas ligjit dhe dekretit mbretëror, klubet e mëdha arkëtojnë më shumë të ardhura.

MARKETING