Shumë përpara Messit dhe Ronaldos – Haaland thyen rekordet e Mbappe, Nistelrooy dhe të tjerëve

Shumë përpara Messit dhe Ronaldos – Haaland thyen rekordet e Mbappe, Nistelrooy dhe të tjerëve

Het-triku i Erling Haaland në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Manchester Cityt dhe RB Leipzig, ka thyer rekordin e mbajtur më herët nga Kylian Mbappe.

Skuadra angleze e mori kontrollin ndaj ekipit gjerman që në fraksionin e parë, ndërsa me golat e tij në një moshë prej 22 vjet e 236 ditë, u bë lojtari më i ri që shënoi 30 gola në histori të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë e ka thyer rekordin e mbajtur nga Mbappe, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 22 vjet e 352 ditë. Sa i përket kësaj statistike, që të dy janë shumë para superdyshes së futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Një tjetër rekord i thyer nga Haaland ishte realizimi i 30 golave në garën elitare për vetëm 25 ndeshje dhe kështu e ka lënë prapa Ruud van Nistelrooyn që e ka arritur këtë statistike pas 34 ndeshjeve.

Norvegjezi nuk u ndal vetëm me këto rekorde, por shënoi dy herë edhe në gjysmën e dytë duke kaluar rekordin e mbajtur nga Tommy Johnson (38 gola) për më së shumti gola të realizuar për Cityn brenda një sezoni (39 gola).

Shtatlarti u bë po ashtu vetëm futbollisti i tretë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon pesë gola brenda një përballjeje. /Telegrafi/

MARKETING