Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska

Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska

Bore Videvski nga Velesi, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, është transferuar në Klinikën e Hefrologjisë.

MARKETING

Description of image

Sipas avokatit të tij, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej kohësh ankohet për dhimbje. Videvski gjithashtu ka një veshkë të transplantuar.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ndodhet në burgun e Shuto Orizares. Seanca e radhës për rastin është caktuar për 7 tetor, kur si dëshmitarë do të thirren Zorica Gjorçevska dhe familjarët e Zhezovskit.

Në seancën e parë, aktakuza ishte bashkuar për të pandehurin e parë, Ljupço Palevski, dhe të katërtën për bashkëpunim dhe ndihmë dhe nxitje, duke përfshirë edhe babain e Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski.

MARKETING