Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera nuk ndryshojnë
Çmimi me pakicë i shitjes së Mazutit М-1NS nga mesnata rritet për 1,353 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 46,025 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshojnë.