Shtëpia e Bardhë publikon raportin/ Gjendja shëndetësore e Trump, ja çfarë zbulohet nga mjeku
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një raport të ri për gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan Donald Trump, ku jepen detaje për disa ndryshime fizike, por në përgjithësi vlerësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në raport përmendet se Trump ka mavijosje të lehta në duar dhe kyçe të fryra, të cilat cilësohen si jo shqetësuese. Gjithashtu thuhet se ai ka shtuar rreth 6 kilogramë në peshë krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas mjekut presidencial, funksionet e tij kardiovaskulare, respiratore dhe neurologjike janë në gjendje të mirë dhe ai rezulton në formë të përgjithshme të qëndrueshme, pavarësisht angazhimeve të shumta ditore.
Raporti shton se presidenti ka arritur sërish rezultat maksimal në një test konjitiv që përdoret për vlerësimin e kujtesës dhe funksioneve mendore.
Në bazë të të dhënave, Trump, i cili është rreth 190 cm i gjatë dhe peshon rreth 108 kg, klasifikohet në kategorinë e mbipeshës.
Për këtë arsye, mjekët i kanë rekomanduar më shumë aktivitet fizik dhe kujdes në menaxhimin e peshës, si dhe vazhdimin e trajtimit për kolesterolin.

