Shtëpia e Bardhë: Po zhvillohen bisedimet për një armëpushim të ri në Gaza

Shtëpia e Bardhë: Po zhvillohen bisedimet për një armëpushim të ri në Gaza

Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të martë se po zhvillohen bisedime “serioze” për një “pauzë” të re të mundshme në konfliktin në Rripin e Gazës, e cila do të lejonte lirimin e pengjeve.

Brett McGurk, këshilltari i presidentit amerikan Joseph Biden për Lindjen e Mesme, është në rajon për të marrë pjesë në bisedime, njoftoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Kirby tha se i dërguari është këtë të martë në Kajro dhe do të diskutojë “mundësinë e një marrëveshjeje të re për lirimin e pengjeve, e cila do të kërkonte një pauzë humanitare” gjatë vizitës së tij në rajon.

“Jemi në një pauzë më të gjatë se një javë, siç ishte edhe herën e kaluar. Do të ishte një mundësi për të liruar pengjet dhe për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës”, shtoi Kirby, i cili nuk donte të jepte detaje të tjera për pauzën e mundshme.

Siç raportohet nga faqja amerikane Axios, Izraeli i ofroi lëvizjes palestineze Hamas, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, një pauzë dy-mujore në luftimet dhe sulmet ajrore në Gaza në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve.

Rreth 250 njerëz u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi tokën izraelite më 7 tetor.

Rreth 100 pengje u liruan në fund të nëntorit si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve palestinezë, pas negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e Katarit, ku morën pjesë aktive edhe SHBA.

Autoritetet izraelite pretendojnë se në Gaza janë ende 132 persona të rrëmbyer dhe dyshohet se 28 kanë vdekur./abcnews.al

MARKETING