Shqipëria cakton miqësore para ndeshjes me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë ka përcaktuar të luajë me 23 mars ndeshje miqësore me Uzbekistanin. Kjo do të jetë sfida e parë e kuqezinjëve nën drejtimin e seleksionuesit të ri, Silvinjo, me takimin që do të zhvillohet në “Air Albania” vetëm katër ditë përpara sfidës me Poloninë për eliminatoret e Euro 2024. Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet në Tiranë tre ditë përpara sfidës me Uzbekistanin. Kjo ndeshje do ti lejojë brazilianit të krijojë një ide më të qartë për skuadrën kuqezi që do të zbresë në fushë kundër Polonisë. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Uzbekistanit do të luhet me 23 mars, duke nisur nga ora 18:00.

MARKETING