Shpërthime në Sevastopol, sulmohet depoja ruse e naftës së Flotës të Detit të Zi
Shpërthime të reja janë raportuar në qytetin e okupuar ukrainas, Sevastopol.
Shpërthimet raportohet se kanë ndodhur pranë Inkerman, ku gjendet depoja e naftës e Flotës së Detit të Zi.
Rusët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në objekte të sigurta.
The rocket attack in #Sevastopol continues#Russian media publishes disturbing footage from the city. pic.twitter.com/KPfRVl9WJD
— NEXTA (@nexta_tv) September 23, 2023
Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar imazhe të sulmeve dhe tymit në qiell.
Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin ukrainas, i cili kontrollohet nga pushtuesit rus.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Ukraina ka konfirmuar se ka kryer një sulm raketor në selinë e flotës ruse në Krime.