Shpërthim i madh në Miami: Dy të vdekur, tre të plagosur rëndë

Shpërthim i madh në Miami: Dy të vdekur, tre të plagosur rëndë

Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre u plagosën kur shpërtheu një zjarr në një kompleks industrial në periferi të Miamit, Florida.

Në shpërthimin në qytetin Medli, një tym i madh mbuloi qiellin ndërsa disa kamionë dhe automjete të tjera morën flakë, sipas ap, duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë së një kompanie fqinje.

Zëdhënësi i policisë së qytetit, Alvaro Zabaleta tha se dy persona vdiqën në vendngjarje.

Zyrtarët policorë konfirmuan se dy personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa i treti ka pranuar trajtime mjekësore në vendngjarje.

Zjarrfikësve iu deshën 90 minuta për të shuar zjarrin, ndërsa shkaku i shpërthimit është ende nën hetime.

Medley, i vendosur rreth 20 kilometra nga qendra e Miamit, është kryesisht një vend industrial dhe tregtar. /Telegrafi/

MARKETING