Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi

Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi

Vullkani Merapi i Indonezisë shpërtheu të shtunën, duke nxjerrë re të nxehtë deri në shtatë kilometra, tha në një deklaratë agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani që gjendet në rajonin special Yogyakarta të Indonezisë shpërtheu rreth orës 00:00 të shtunën me kohë lokale dhe gjithashtu u pa një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrave.

Banorët në komunitetin e afërt janë paralajmëruar të ndalojnë çdo aktivitet në zonat e rrezikut, në distancë prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

MARKETING