Shkupi ndalet në fund nga Akademia Pandev, mbyllet me barazim

Shkupi ndalet në fund nga Akademia Pandev, mbyllet me barazim

FC Shkupi ka barazuar 3:3 me Akademia Pandevin, në një përballje e cila dhuroi futboll kualitativ në fushë. Për bardhekaltrit e Çairit realizuan Cefas, Danfa dhe Hamidi, ndërsa për miqtë shënuan Kërstevski, Rufati dhe Trajkov. Ndërkohë Rabotniçki rigjen rrugën e fitores pas mundi Skopjen me rezultatin e thellë 4:0. Tri finalizimet e Vellkovskit dhe goli i Gando Biala i dhuruan fitoren Rabotniçkit i cili tashmë e sheh veten në pozitën e 7-të me 24 pikë të grumbulluara. Ndërkohë xhiroja e 20-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 3 takime tjera që do të luhen nga ora 14:00. Bregallnica përballet me Shkëndijën, Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Tikveshin, ndërsa Pobeda luan me Sileksin. /SHENJA/

MARKETING