Shkupi kundërshtar i fortë për Makedonija Gjorçe Petrovin, fiton edhe Gostivari

Shkupi kundërshtar i fortë për Makedonija Gjorçe Petrovin, fiton edhe Gostivari

Pas dy barazimeve radhazi, Shkupi rigjen rrugën e fitores, pasi sot mposhti Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në elitë. Golat e fitores për bardhekaltrit e Çairit u shënuan nga braziliani Dudu, Kristijan Trapanovski dhe Darko Ilievski, ndërsa miqve nuk u mjaftoi finalizimi i Bojan Ilievskit për të evituar disfatën.

Në dy ndeshjet tjera Gostivari triumfoi ndaj Tikveshit me rezultatin 2:1, ndërsa Brera mundi 1:0 Voska Sportin.

Ndërkohë xhiroja e 27-të kompletohet të dielën me 3 takime tjera të cilat do të luhen nga ora 15:00. Shkëndija në Tetovë do të takohet me Sileksin, kampionët në fuqi Struga është nikoqir i Bregallnicës së Shtipit dhe në kryeqytet do të zhvillohet takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit. /SHENJA/

MARKETING