Shkupi eliminon Rabotniçkin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Shkupi eliminon Rabotniçkin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Shkupi ka eliminuar Rabotniçkin nga gara e Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke u kualifikuar kështu në gjysmefinale të këtij kompeticioni.

Ekipi nga Çairi mundi Rabotniçkin falë golit të Mladenovskit që shënoi në minutën e 15-të të takimit. Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund dhe Shkupi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale ku pretendon dy trofetë këtë sezon.

Në fazën gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Voska Sport, Makedonija Gjorçe Petrov dhe Tikveshi.

Kujtojmë se ndeshja Rabotniçki – Shkupi ishte në program ditën e djeshme, por e njejta u shty për sot për shkak të kushteve jo të mira në stadiumin “Boris Trajkovski”.

MARKETING