Shkup, policia gjobit 68 shoferë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 68 gjoba, nga të cilat 14 për ngasje me shpejtësi mbi të lejuarën, nëntë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tetë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.