Shkup, disa lagje sot pa energji elektrike

Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në 12 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Mançu Matak” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00 do të jenë pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Ivan Manolev”, “Rokomia” dhe “Aleksandar Turunxhov” në komunën e Butelit.

Pa rrymë sot nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do të jenë disa nga banorët e fshatit Çardak të Shkupit dhe shfrytëzuesit nga rruga “Aleksandar Urdarevski” që gjendet në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën për në fshatin Brazda deri në kryqëzimin e parë me rrugën për fshatin Goliovo të komunës Çuçer Sandevë.

Ndërprerjet, siç njoftojnë nga QRMK – Shkup, janë për shkak të operacioneve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Qytetit të Shkupit

MARKETING