Shkon në mbi 20 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shkon në mbi 20 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar 20 mijë. Autoritetet turke bëjnë të ditur se në Turqi numri i viktimave është rritur në të paktën 16,546, ndërsa të plagosurit i kanë kaluar 66 mijë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u ngjit në të paktën 3,192, përfshirë 1,930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha dhe 1,262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane.

Ndërsa në të gjitha territoret e prekura në Siri numri i të lënduarve u rrit në 5,158, me 2,258 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Të paktën 71,290 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Grupet e kërkim shpëtimit nga e gjithë bota, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, vijojnë të punojnë për të gjetur dhe shpëtuar njerëz që mund të kenë mbetur të gjallë nën rrënoja.

Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër.

MARKETING