Shkon mbi 40 mijë numri i të vdekurve shkaku i tërmeteve në Turqi

Shkon mbi 40 mijë numri i të vdekurve shkaku i tërmeteve në Turqi

Numri i personave të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi është rritur në 40,689.

Kështu sot deklaroi për mediat kreu i organizatës së Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer.
“Numri i viktimave vazhdon të rritet. Tani 40,689 njerëz kanë vdekur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Ka ende shpresë se njerëzit do të shpëtohen nga rrënojat”, tha ai në një intervistë për kanalet televizive lokale, raporton trt.
Dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të shkallës së Rihterit tronditën më 6 shkurt provincën turke të Kahramanmaras, që ndodhet në juglindje të vendit.
Tërmetet, të ndjekura nga 6000 pasgoditje, janë ndjerë në dhjetë provinca të ndryshme, si dhe në vendet fqinje, kryesisht në Siri.

Ndryshe, shumë sizmologë kanë paralajmëruar se tërmete të tjera pritet ta godasin shtetin turk gjatë viteve të ardhshme.

MARKETING