Shkëndija ndalet me barazim nga Sileksi në Shkup
Skuadra e Shkëndijës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 ndaj Sileksit në duelin e fundit të xhiros së 14-t në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Dueli në Shkup nisi me homazhe dhe nderime për Agron Memedin, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. Skuadra e drejtuar nga Artim Pollozhani avansoi e para në këtë takim, me Tambën që gjeti rrjetën në minutën e 18-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazh të Shkëndijës, teksa në pjesën e dytë, ekipi nga Kratova gjeti golin e barazimit përmes të Manojlovit në minutën e 53-të. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, pavarësisht tentativa për gol. Shkëndija mban pozitën e dytë në renditjen tabelare me 28 pikë, duke e ndjekur Strugën që është lidere me katër pikë më shumë, teksa Sileksi është në vendin e 5-të me 18 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija e Haraçinës. Xhiroja e radhës në këtë kampionat dhe e 15-të nis me 27 nëntor.

