Shkëndija kërkon mbështetjen e publikut, për 5 ndeshjet e fundit

Shkëndija kërkon mbështetjen e publikut, për 5 ndeshjet e fundit

Seria e shkëlqyeshme prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat apo 7 triumfeve në 8 ndeshjet e fundit ka çuar Shkëndijën në 3 pikë larg vendit të parë kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit.

Të mërkurën kuqezinjtë presin Sileksin në Tetovë, ndërsa të shtunën poashtu luajnë si vendas me Makedonija Gj.P., para se të jenë mysafirë të Shkupit në Çair. Xhiroja e parafundit për tetovarët sjell takim me Struga Trim&Lum, derisa sezonin e mbyllin në transfertën me Rabotniçkin.

Këto janë pesë përballje apo pesë finale përmes së cilave Shkëndija do të kërkojë titullin kampion, ndërsa në këtë rrugëtim e vlerës kapitale do të jetë mbështetja e publikut.

Skuadra kuqezi duket e karikuar maksimalisht, atmosfera është e shkëlqyeshme, optimizmi nuk mungon, ndërsa pritet që në çdo ndeshje të rradhës futbollistët të kenë shtytjen e nevojshme nga tribunat, për të bërë muajin maj sërish festiv për familjen e madhe kuqezi.

MARKETING