Shkëndija e Haraçinës e lëshon fitoren në fund, ndalet në barazim me Sileksin
Shkëndija e Haraçinës ka marrë një pikë në përballjen hapëse të javës së dytë në elitën e futbollit vendor, pasi barazoi 1:1 ndaj Sileksit, raporton SHENJA.
Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur Besir Demiri u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për avantazhin 1:0.
Në pjesën e dytë, të dyja ekipet krijuan disa raste për shënim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 84-t, kur Sileksi fitoi një penallti. Hasukiq e shndërroi atë në gol, duke barazuar shifrat në 1:1, rezultat që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Java e dytë e kampionatit do të vazhdojë gjatë fundjavës me zhvillimin e ndeshjeve të tjera të programuara. /SHENJA/

