Shkelet armëpushimi mes ushtrisë dhe paraushtarakëve sudanez

Shkelet armëpushimi mes ushtrisë dhe paraushtarakëve sudanez

Një armëpushim 24-orësh që ishte rënë dakord mes ushtrisë sudaneze dhe paraushtarakëve tani më nuk ekziston.

Një dëshmitar në kryeqytetin Khartoum tha për skynews se luftimet kishin vazhduar edhe pse marrëveshja do të hynte në fuqi në orën 18:00.

Dhuna e vazhdueshme ka lënë të vdekur të paktën 185 njerëz që nga e shtuna. Më shumë se 1,800 njerëz janë plagosur, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, në një konflikt që janë përdorur edhe helikopterët.

Sipas Sindikatës së Mjekëve të Sudanit, 144 nga viktimat janë civilë. Ata që jetojnë në qytete, përfshirë kryeqytetin Khartoum, janë detyruar të fshihen në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Përplasjet kanë vazhduar pavarësisht thirrjeve nga SHBA-ja dhe të tjerët për të ndaluar, ndërsa Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin përpjekur të ndërmjetësonin një armëpushim.

 

MARKETING