Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Austri, mes të arrestuarëve dhe dy shqiptarë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Austri, mes të arrestuarëve dhe dy shqiptarë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Austri. Rreth 1.3 kg kokainë janë kapur pas një aksioni të kryer nga autoritetet në vend. Një ekip prej pesë personash nga Austria, sirianë dhe shqiptarë të Kosovës kontrabandonin kokainë nga Holanda në Burgenland dhe Styria. Vlera e kokainës së kapur shkon në rreth 260,000 euro.

Policia e qarkut Gussing në bashkëpunim me zyrën e policisë kriminale të Shtetit dhe Prokurorinë kanë finalizuar operacionin kundër krimit të organizuar. Operacioni u finalizuar me goditjen e një transporti kokaine nga Holanda nëpërmjet Belgjikës, Gjermanisë për të përfunduar në Austri, ku edhe u godit.

Kreu i policisë së qarkut ka thënë se nuk e prisnin që operacioni të merrte përmasa të tilla, kaq të mëdha, pasi 22 blerës droge nga rrethet e Güssing, Jennersdorf, Oberëart, Styria Juglindore dhe Hartberg/Fürstenfeld u hetuan dhe u raportuan sipas Aktit të Narkotikëve.

MARKETING