Shi dhe erë nga veriu, mot i paqëndrueshëm sot në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira të pjesshme dhe reshje shiu, më të theksuara në zonat perëndimore të vendit. Do të fryjë erë nga veriu, herë pas here me intensitet mesatar deri të fortë.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 3 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të pjesshme dhe reshje shiu, i shoqëruar me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

