SHGM: Promovimi mediatik i MPJ-së me paratë publike është në kundërshtim me ligjin

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila përmes prokurimeve publike paraprake, investon mjetet e qytetarëve për fushata në media private për promovimin e kryesimit me OSBE-në.

Sipas informacioneve publike, Ministria e Punëve të Jashtme do të shpenzojë rreth 100.000 euro për aktivitete promovuese lidhur me kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në, për të cilat është bërë marrëveshje me një kompani private të marketingut.

Kujtojmë se kjo procedurë nga ana e Ministrisë së Jashtme drejtpërdrejt është kundër vendimit të mëparshëm të Qeverisë me date 22 gusht 2017, me të cilin praktikisht vendoset moratorium për reklamat qeveritare në mediat private. Ky vendim, i cili plotëson ndalimin ligjor aktiv për fushata qeveritare, udhëzon të gjitha organet e administratës shtetërore si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të ndërpresin reklamimin në televizionet dhe radiot komerciale, gazetat ditore dhe javore, tabelat reklamuese, portalet e internetit etj.

Alarmojmë që praktika e pagesës së fushatave qeveritare në media me paratë e qytetarëve, përveç se është e paligjshme dhe në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Qeverisë, e njëjta mund të nxisë edhe institucionet e tjera publike ta zbatojnë atë, gjë që do të dëmtonte në mënyrë shtesë tregun e brishtë mediatik.

MARKETING