SHGM e dënon sjelljen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor

SHGM e dënon sjelljen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen joparimore të  kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, për ti larguar kameramant prezent nga seanca, dhe të lejohet prezenca vetëm e gazetarëve.

“Kjo është një praktikë e keqe e cila mund të merret shumë lehtë edhe nga institucionet e tjera, gjë që do të ndikojë në cenimin e të drejtës së opinionit për tu informuar  në tërësi për punën e organeve gjyqësore. Është fakt se një praktikë pozitive e vendosur një kohë të gjatë më parë për ndjekjen e debatit me kameramanë është ndalur me shpjegime të palogjikshme, se gjoja kameramanët e pengojnë punën  e anëtarëve dhe ndikojnë në koncentrimin e të pranishmëve, ndërsa kryetari Georgiev nuk ka dhënë asnjë shpjegim se prej kur kameramanët u bënë pengesë për punën e Këshillit”, bëhet e ditur në kumtesën e SHGM-së.

Nga atje theksojnë se nuk shohin asgjë të arsyeshme në argumentin gjatë sjelljes së këtij vendimi nga ana e kryetarit Georgiev.

“Sipas Rregullores së punës së Këshillit  Gjyqësor, më saktësisht në nenin 7, në mënyrë taksative janë thesuar rrethanat në të cilat opinioni mund të përjashtohet, por jo edhe në rastin konkret pasi këtu nuk është plotësuar asnjë prej kushteve për përjashtim. Kërkojmë që ky incident të mbetet një përjashtim i pahijshëm , dhe në të ardhmen, Këshilli Gjyqësor të punojë sipas kompetencave të saj, dhe puna e saj të jetë e hapur për opinionin, si për gazetarët ashtu edhe për kameramanët”, shkruan në kumtesë.

Nga SHGM presin që kryetari i Këshillit Gjyqësor ta rishqyrtojë këtë vendim dhe në emër të bashkëpunimit të deritanishëm  korrekt, tu ofrojë gazetarëve dhe kameramanëve respektivisht të gjithë punonjësve mediatik të interesuar , kushte për pjesëmarrje në seanca. 

MARKETING