Shënon edhe Di Lorenzo, Napoli vendos rekord absolut në Europë

Shënon edhe Di Lorenzo, Napoli vendos rekord absolut në Europë

Forca e Napolit është grupi dhe këtë e thonë edhe numrat.

Skuadra e Spalletti-t vijon të surprizojë jo vetëm me rezultate dhe renditje, ku pas 19 javëve kryeson me 50 pikë Seria A, por edhe me rekorde.

Me golin kundër Salernitana, Giovanni Di Lorenzo bëhet golashënuesi i 17-të sezonal i Napolit nga 25 lojtarët që ka në skuadër.

Ky është një rekord absolut në Evropë, pasi deri në këto momente asnjë skuadër në ligat kryesore nuk ka pasur kaq golashënues në një edicion futbollistik.

MARKETING