Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka cilësuar kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin NATO-Bashkim Evropian.
Në një shkrim në X ajo ka njoftuar të hënën në mbrëmje për takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë Sorenseni ka shkruar se “mezi pret bashkëpunimin e ngushtë”.