Shefi i diplomacisë turke diskuton marrëveshjen për Gazën me homologun e Katarit

Shefi i diplomacisë turke diskuton marrëveshjen për Gazën me homologun e Katarit

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan dhe homologu i tij i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të diskutuar marrëveshjen kornizë të paraqitur për Izraelin dhe Hamasin për armëpushimin në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan në bisedë theksoi mbështetjen e Türkiyes për marrëveshjen e propozuar.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, bën thirrje për t’i dhënë fund luftës që filloi tetorin e kaluar dhe lirimin e robërve në Gaza dhe të burgosurve palestinezë në Izrael.

MARKETING