SHBA, protestave pro Palestinës u bashkohen edhe studentët e Universitetit San Francisco

SHBA, protestave pro Palestinës u bashkohen edhe studentët e Universitetit San Francisco

Protestave pro Palestinës që filluan në Universitetin Columbia në SHBA, iu bashkuan edhe studentët e Universitetit San Francisco (SFSU) që ndodhet në perëndim të vendit, raporton Anadolu.

Ekipi i AA-së filmoi se më shumë se 20 tenda që u vendosën në kampusin e SFSU, të ngjashme me ato në “Kampin e Solidaritetit me Gazën” të ngritura për herë të parë në Universitetin Columbia.

Studentët në tubimin e mbajtur brohoritën me sloganet “Liri për Palestinën” dhe në broshurat që shpërndanë paraqitën kërkesat e tyre ndaj administratës së universitetit si “Shmangni dërgimin e forcave policore kundër protestave potenciale studentore. Shmangni kundërpërgjigjen akademike kundër studentëve dhe tregoni respekt ndaj të drejtës së studentëve për të protestuar në kampus”.

Përfaqësuesit e studentëve kërkuan që SFSU t’u japë fund marrëveshjeve tregtare që ka me kompanitë si HP dhe Lockheed Martin që prodhojnë produkte ushtarake për Izraelin.

Protestat në SFSU erdhën pas protestave që vazhdojnë në universitetet Stanford dhe UC Berkeley në Kaliforni.

Sipas mediave amerikane, në mbi 70 universitete në të gjithë vendin mbahen protesta në mbështetje të Palestinës, ndërsa qindra studentë janë arrestuar nga policia.

MARKETING