SHBA: Nuk ka prova se Irani ka lëshuar raketa drejt bazave amerikane në Jordani
Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi të premten se Washingtoni nuk ka informacion që tregon se janë lëshuar raketa në drejtim të bazave amerikane në Jordani, pas një raportimi izraelit se Irani kishte shënjestruar një bazë amerikane në këtë vend, transmeton Anadolu.
“Në këtë fazë, nuk jemi në dijeni se është lëshuar ndonjë raketë në drejtim të bazave amerikane në Jordani”, citoi zyrtarin e paidentifikuar Kanali 12 izraelit.
Televizioni kishte raportuar më herët se Irani kishte lëshuar raketa në drejtim të një baze amerikane në Jordani, por nuk dha detaje lidhur me objektivin e pretenduar apo pasojat e sulmit të supozuar.
Nuk pati menjëherë konfirmim zyrtar nga Irani apo Jordania lidhur me raportimin izraelit.
Pretendimi erdhi disa ditë pasi ushtria jordaneze njoftoi se më 2 shtator 13 raketa balistike iraniane hynë në hapësirën ajrore të mbretërisë.
Ajo bëri të ditur se dhjetë prej raketave u interceptuan, ndërsa tri të tjerat ranë në zona të thella pa shkaktuar viktima.

