SHBA: Nuk duam të shohim spitalet të goditura nga ajri

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller tha se nevojitet më shumë karburant në Gaza dhe se kjo është e nevojshme jo vetëm për kamionët e ndihmës, por edhe për spitalet dhe shërbimet e tjera humanitare, raporton Anadolu.
Në konferencën për media, Miller u pyet nga gazetari i Anadolu se “A jeni dakord me idenë se Izraeli përdor karburantin si armë në luftë? dhe “A mund të na tregoni për qasjen e SHBA-së për karburantin që hyn në Gaza?”.
Miller, i cili nuk bëri dha deklaratë nëse Izraeli e përdor karburantin si armë, tha: “Ne pajtohemi që më shumë karburant të hyjë në Gaza”.
Ai tha se po i bëjnë presion qeverisë izraelite për këtë çështje dhe theksoi se kjo lëndë djegëse është e nevojshme jo vetëm për kamionët, por edhe për spitalet dhe shërbimet e tjera humanitare.
“Ne nuk duam t’i shohim spitalet të goditur nga ajri”
Lidhur me shënjestrimin e spitaleve në Gaza nga Izraeli, Miller tha: “Ne nuk duam t’i shohim spitalet të goditen nga ajri”.
Ndërsa përsëriti pretendimet se Hamasi përdor spitalet si “shtabe”, Miller tha: “Mund të jetë e përshtatshme që Izraeli të kryejë operacione të kufizuara ushtarake në spitale, por ne duam që dëmet ndaj civilëve të minimizohet këtu. Nuk duam të shohim spitalet në mes të konflikteve”.