SHBA-ja: Tërmetet në Kahramanmaraş nuk prekën vetëm Turqinë dhe Sirinë, por edhe botën

SHBA-ja: Tërmetet në Kahramanmaraş nuk prekën vetëm Turqinë dhe Sirinë, por edhe botën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price lidhur me tërmetin në Kahramanmaraş tha se tërmetet nuk prekën vetëm Türkiye-n dhe Sirinë, por edhe botën, transmeton Anadolu.

Në një konferencë ditore për media, Price tha se pamjet e tërmetit të prekin thellësisht dhe se po punojnë ditë e natë për ndihmë ndaj njerëzve.

“Duke shikuar shkatërrimet dhe humbjet e jetëve të njerëzve, ky tërmet nuk ka prekur vetëm Türkiye-n dhe Sirinë, por edhe botën”, tha ai.

Price theksoi se SHBA-ja ka mobilizuar ekipe dhe burime shtesë për të mbështetur përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës në Türkiye dhe Siri. “Ne përgëzojmë përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipeve të reagimit humanitar dhe punonjësve të shpëtimit që punojnë ditë e natë nën kushte jashtëzakonisht të vështira”, tha ai.

Zëdhënësi Price vuri në dukje se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka përgjegjësi morale për të punuar me të gjithë fuqinë për dërgimin e ndihmave të komunitetit ndërkombëtar në zonat e prekura nga tërmeti në Siri, përfshirë edhe lejen për kalimin ndihmave ndërkufitare nga Türkiye.

“Kjo nuk është politikë, është çështje humanitare”, tha Price duke shtuar se kalimi i më shumë ndihmave ndërkufitare do të shpëtojnë më shumë jetë. “U bëjmë thirrje vendeve në të gjithë botën që të bëjmë më të mundurën e tyre për të mbështetur popujt e Türkiye-s dhe Sirisë”, tha Price.

MARKETING