SHBA-ja pezullon aplikimet për viza imigruese në mbarë botën

SHBA-ja pezullon aplikimet për viza imigruese në mbarë botën

Administrata e Trumpit ka pezulluar aplikimet për viza imigruese në mbarë botën për t’u mundësuar zyrtarëve konsullorë “trajnim të thelluar”, ndërsa synon të përjashtojë aplikantët që konsiderohen se ka gjasa të kenë nevojë për ndihmë nga SHBA-ja, raportoi Financial Times, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Aplikantët që kishin intervista të planifikuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane kanë marrë email ku u njoftohej se takimet e tyre po ricaktoheshin dhe se do të merrnin njoftim për datat dhe oraret e reja.

“Një Amerikë më e begatë nënkupton të sigurohemi që aplikantët për viza nuk kanë gjasa të bëhen barrë publike, siç përcaktohet në ligjin dhe rregulloret amerikane, dhe nuk kanë gjasa të varen nga përfitimet publike të SHBA-së të rezervuara për amerikanët e kualifikuar në nevojë”, i tha FT-së një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Departamenti këtë muaj nisi “një nismë globale trajnimi” për “të siguruar që të gjithë zyrtarët konsullorë të jenë plotësisht të pajisur për të vlerësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të njëtrajtshme çdo aplikant për vizë”, tha zëdhënësi.

Pezullimi vjen në një kohë kur Presidenti Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht të ashpërsojë politikat e imigracionit në SHBA, përfshirë vendosjen e kufizimeve të reja për viza dhe karta jeshile, si dhe dhënien fund të pothuajse të gjithë zhvendosjes së refugjatëve.

Brian Simmons, avokat në kompaninë ligjore të imigracionit Fragomen në Washington, tha se shumë prej aplikantëve të prekur “kishin shpenzuar tashmë mijëra dollarë dhe kishin ndërprerë jetën e tyre për të marrë pjesë në intervistat e planifikuara, vetëm që takimet e tyre të anuloheshin në momentin e fundit”.

Departamenti i Shtetit nuk tha se kur do të rifillonin takimet, duke deklaruar: “Për të mundësuar këtë trajnim të thelluar, takimet për shërbimet e vizave do të përshtaten”.

Masa vjen pas vendimit të një gjyqtari federal javën e kaluar, i cili rrëzoi pezullimin e Trumpit për aplikimet e imigracionit nga 75 vende, kryesisht më të varfra, shtetasit e të cilave administrata beson se mund të kenë nevojë për ndihmë.

MARKETING