SHBA-ja: Kemi vepruar në angazhim të plotë me Turqinë lidhur me zhvillimet në Siri

SHBA-ja: Kemi vepruar në angazhim të plotë me Turqinë lidhur me zhvillimet në Siri

MARKETING

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deklaruan se kanë vepruar në angazhim të plotë me Türkiyen për zhvillimet në Siri dhe se këto kanë pasur efekte konstruktive, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Një zyrtar i lartë amerikan bëri deklarata për gazetarët me kusht që emri i tij të jetë anonim.

Duke u shprehur se nën dritën e zhvillimeve në Siri, fokusi kryesor është te një “Siri e re” dhe largimi nga regjimi i Asadit, zyrtari theksoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje intensive për një Siri më të mirë.

Zyrtari vuri në dukje se Türkiye dhe SHBA-ja vepruan në angazhim të plotë në këtë proces.

Në këtë kuadër zyrtari tha se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Bill Burns dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë zhvilluar takime me homologët e tyre turq dhe tha se këto takime kanë pasur efekte konstruktive.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Hayat Tahrir al-Sham (HTS), zyrtari tha se është e qartë se grupi do të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit në Siri.

Duke u shprehur se marrëdhëniet e SHBA-së me HTS-në do të kryhen në një mënyrë të përshtatshme dhe duke i dhënë përparësi “interesave amerikane”, zyrtari theksoi se është e rëndësishme se si do të shndërrohen në veprim retorikat e zyrtarëve të HTS-së.

MARKETING