ShBA-ja i bën me dije NATO-s se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

ShBA-ja i bën me dije NATO-s se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

ShBA-ja i ka kërkuar NATO-s të ketë vigjilencë për shenjat që presidenti rus, Vladimir Putin mund të përdorë një armë taktike bërthamore në një përshkallëzim të menaxhuar të luftës së tij në Ukrainë.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, ka thënë të martën se njoftimi i Putinit më 25 mars se Rusia po përgatitet të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi është përpjekja e tij për ta përdorur këtë kërcënim në një mënyrë të menaxhuar.
“Ne të gjithë kemi parë dhe jemi shqetësuar se Vladimir Putin do të përdorte atë që ai e konsideron armë bërthamore taktike jostrategjike ose do të përdorë ndonjë efekt demonstrues për të përshkallëzuar, por në një përshkallëzim të menaxhuar të rrezikut. Duhet të mbetemi vigjilent për këtë”, ka thënë Sherman.

Armët taktike bërthamore janë krijuar për përfitime në fushën e betejës ose për përdorim kundër objektivave të kufizuara ushtarake.
Bjellorusia, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, siguroi një terren për një pjesë të forcës ruse që pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca po monitoron nga afër atë që Rusia po bën.

MARKETING