Shasivari mori detyrën e ministrit të Drejtësisë
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit, me ç’rast ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori detyrën nga ministri i deritanishëm, Igor Fillkov.
“Ministria e Drejtësisë do të mbetet një institucion i hapur dhe profesional, i përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve, sundimit të ligjit dhe sigurimit të një sistemi gjyqësor efikas, të drejtë dhe të qasshëm”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.


