Shaqiri: Fronti e ka obligim moral ta votojë për kryetar të kuvendit Afrim Gashin
Para fillimit të seancës konstitutive, deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri u shpreh se Fronti Evropian e ka për obligim moral të mbështet kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, pas bëhet fjalë për një shqiptar.
Ai tha se ata si Aleancë aso kohe e kanë mbështetur kandidaturën e Talat Xhaferit.
“Prioritet e qeverisjes veçse i ka treguar edhe kryetari jonë se do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është një nga postulatet kryesore”, deklaroi deputeti Rijad Shaqiri nga VLEN.