(VIDEO) Mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

(VIDEO) Mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Prishtinë sot është mbajtur “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të partive politike, veteranë të luftës në Kosovë, dhe familjarë të të akuzuarve dhe të dëshmorëve të luftës.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar vendim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke thënë se drejtësia nuk duhet të përdoret për rishkrimin e historisë së luftës së Kosovës. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në “Marshin për Liri”, Gucati ka thënë se UÇK-ja u ngrit kundër shtypjes dhe se e vërteta e çlirimit të Kosovës duhet të mbrohet.

HYSNI GUCATI, KRYETAR I OVL-UÇK-SË

Ushtria çlirimtare e Kosovës nuk e krijoi shtypjen, ajo u ngrit kundër saj. Drejtësia nuk guxon kurrë të shndërrohet në rishikim të historisë e as ta ndjekë penalisht në një armë kundër çlirimtarëve tonë. Ne e kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, me respekt të plotë për të drejtat e secilit të akuzuar. Kosova nuk ishte vetëm po kishte mbrapa shtetet e bashkuara të Amerikës dhe superfuqinë botërore NATO-n, ishim aleatët tanë në ditët më të vështira, kur populli ynë luftonte për mbijetesë”

Ndërkohë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ishte pjesëmarrës, tha se si të gjithë shqiptarët e tjerë është nën ethe për një proces që siç tha ai ka filluar nga një material me bazë në Beograd dhe Moskë mbi pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve të njerëzve të ndërlidhura me UÇK-në nga deputeti zviceran, Dick Marty. /SHENJA/

MARKETING