SHA EMV: Sezoni i ngrohjes vazhdon për shkak të kushteve të motit

SHA EMV: Sezoni i ngrohjes vazhdon për shkak të kushteve të motit

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) informon se për nesër janë krijuar kushte për furnizim të energjisë termike.

“Informojmë konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore menaxhuar nga kompanitë e formuara nga SHA EMV si dhe filiali i energjetikës, se për datën 18.4.2023 janë krijuar kushte për furnizim të energjisë termike. Ky informacion është konform vendimit të Komisionit rregullator për energji dhe shërbime të ujit të RMV-së dhe bazuar në parashikimin e temperaturës mesatare ditore të ajrit në Shkup prej 11°Celsius për datën 18.4.2023 nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, thuhet në kumtesën e SHA EMV.

Furnizimi me energji termike, konform rregullores, zakonisht kryhet deri më 15 prill, por sezoni i ngrohjes mund të zgjatet deri më 30 prill, varësisht kushteve të motit.

Vendim përfundimtar për furnizimin e energjisë termike në ditët pas 15 prillit merret çdo ditë nga Komisioni rregullator nëse plotësohen kushtet për furnizim me energji termike, ose nëse temperatura mesatare për Ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë sipas të dhënave nga DPHM të RMV-së.

Për informacione, ankesa ose paraqitje të defekteve, konsumatorët mund ta kontaktojnë Qendrën e kujdesit ndaj konsumatorit.

Për konsumatorët e EMV Furnizim me ngrohje: Qendra e kujdesit për konsumatorin (24/7): 02 3076 200 dhe 075 400 100

Për konsumatorët e EMV-Energjetikë: Defekte dhe rrjedhje (24/7): 071 313 405 Qendra e kujdesit për klientin (E hënë-premte, 07.00-19.00): 02 3104 816 Ankesa për cilësinë e ngrohjes (e hënë-premte, 07.00-1900) :20. 3104 872.

MARKETING