Sfida e parë i takon Dortmund, gjermanët mposhtin PSG

Sfida e parë i takon Dortmund, gjermanët mposhtin PSG

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain. Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla. Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses.

Në këtë formë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura, megjithatë në Francë, Borussia Dortmund niset e avantazhuar me francezët që do të tentojnë përmbysjen.

Borussia Dortmund gjen golin në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain. Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 35 me anë të sulmuesit Fullkrug, i cili nuk fali përballë portierit Donnarumma.

MARKETING