Sezoni rekord i Ronaldos, CR7 shënoi më shumë se Messi në tre vitet e fundit

Sezoni rekord i Ronaldos, CR7 shënoi më shumë se Messi në tre vitet e fundit

Cristiano Ronaldo nuk mundi që të fitonte titullin këtë sezon me Al Nassr në Arabinë Saudite. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi portugezin për të vijuar me rekordet e tij personale, teksa 39-vjeçari ia doli ta mbyllte kampionatin me plot 35 gola.

Një rekord ky për futbollin saudit, teksa së fundmi del në pah edhe një statistikë interesante që e krahason Ronaldon me rivalin e tij historik, Lionel Messin. Sulmuesi i Al Nassr dukë mbërritur në kuotën e 35 golave në kampionat, ia del të parakalojë Messin që është ndalur në kuotën e 34 golave. E veçanta e kësaj statistike është se argjentinasi këto 34 gola, i ka shënuar përgjatë tre viteve të fundit prej kohës kur është larguar nga Barcelona në vitin 2021.

Pavarësisht se Messi kaloi dy sezone me Paris Saint-Germain dhe së fundmi aktivizohet te Inter Miami në Amerikë, nuk ia ka dalë të ketë vazhdueshmërinë e zakonshme në realizimin e golave duke mbetur kështu shumë pas CR7 që në vetëm një sezon, ka shënuar më shumë seç ka bërë ish-sulmuesi i Barcelonës në tre vitet e fundit.

MARKETING