Sevilla rikthehet te suksesi, mund në shtëpi skuadrën e Muriqit

Sevilla rikthehet te suksesi, mund në shtëpi skuadrën e Muriqit

Sevilla rikthehet te suksesi dhe këtë e bën në shtëpi përballë Mallorca-s, me suksesin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 21-të.

Muriqi me shokë nuk ia dolën të shfrytëzonin moralin e mirë pas suksesit një javë më parë ndaj Real Madrid, ndërsa Sevilla “hodhi” pas krahëve humbjen përballë Barcelona-s.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, me En-Nesyri i cili realizoi në minutën e 28-të, dërsa Gil dyfishoi në minutën e 40-të.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi, ndërsa sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë dhe deri në fund, por nuk ia doli për të lënë gjurmë.

Me këtë sukses, Sevilla shkon në koutën e 24 pikëve në vendin e 12, ndërsa Mallorca mbetet me 28 pikë në vendin e 10.

MARKETING