Sërish përballje Maqedoni – Kosovë në Ligën e Kombeve

Sërish përballje Maqedoni – Kosovë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra sot në Nion të Zvicrës ka mësuar kundërshtarët në grupin e Ligës së Kombeve në konkurencën e femrave. Lojtaret e përfaqësueses së vendit shorti i hodhi në grupin C5 së bashku me Bullgarinë dhe Kosovën. Fituesit e grupeve sigurojnë inkuadrim në Divisionin B të Ligës së Kombeve, përderisa tre vendet e dyta më të mira i pret ndeshje balotazhi me tre përfaqësueset më të mira të renditura në vendin e tretë në Divisionin B. Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023.

MARKETING