Serie A ndryshon sponsorin kryesor pas 26 vitesh

Serie A ndryshon sponsorin kryesor pas 26 vitesh

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, “Enilive” do të jetë sponsori i ri i Serie A, gjë që do të çojë edhe në ndryshimin e emrit të këtij kampionati.

Sipas raportimeve të medieve italiane, kompania “Enilive” kaloi atë të “Tim”, sponsor që ka qenë pjesë e emrit të Serie A që nga sezoni 1998-1999.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme, me një opsion rinovimi edhe për vitet 2028-2029.

“Enilive, kompania Eni e përkushtuar ndaj produkteve dhe shërbimeve të lëvizshmërisë, do të jetë sponsori titullar i Serisë A nga kampionati 2024-2025, për tre sezone. Enilive shpreh entuziazëm të madh për fillimin e partneritetit me kampionatin e Serie A, i cili do të lejojë kompaninë të jetë gjithnjë e më afër të gjithë italianëve dhe të rrisë ndërgjegjësimin për markën e re dhe transformimin që ajo përfaqëson për miliona klientë që tashmë frekuentojnë dhe përjetojnë çdo ditë rrjetin tonë të gjerë të stacioneve të shërbimit”-deklaruan përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Çfarë është Enilive?

Ndër të tjera në deklaratën e kompanisë u shtua se: “Enilive është kompania Eni e përkushtuar ndaj lëvizshmërisë dhe rrjetit të saj prej mbi 5000 stacionesh shërbimi në Evropë, nga të cilat rreth 4000 në Itali, e cila mirëpret mbi një milion e gjysmë njerëz çdo ditë për të furnizuar me karburant, por edhe për një paketë të larmishme shërbimesh, si Eni Cafe, zinxhiri më i madh i bareve në Itali, formati i ri i restorantit në bashkëpunim e Açademia Niko Romito etj.”

MARKETING