Serbia sfidon kundërshtarët në rajon, arrin marrëveshje mbrojtjeje me Hungrinë

Serbia sfidon kundërshtarët në rajon, arrin marrëveshje mbrojtjeje me Hungrinë

Në Beograd është nënshkruar sot një marrëveshje mes Serbisë dhe Hungarisë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para mediave tha se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë derisa tha se po shkojnë drejt në aleance ushtarake mes këtyre dy vendeve.

“Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunimi ushtarako-ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiq.

“Sot, 26 vjet më vonë, ne jemi në gjendje të ndërtojmë marrëdhëniet më të ngushta strategjike në fushën e mbrojtjes, dhe të përmirësojmë dhe besojmë se kjo marrëveshje do të ketë vazhdimësinë e saj në afrimin e mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është ajo që kërkon pala hungareze, të dy parlamentet, por marrëdhëniet tona janë kaq të mira, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në botë”, tha Vuçiq.

Kjo lëvizjeve, pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kroacisë  disa ditë më parë, çka nxiti reagime të shumta nga Serbia./Reporteri.net/

MARKETING