Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 32 gradë

Mot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 32 gradë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Kryesisht në rajonet veriore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell dhe mundësi për reshje të dobëta lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Të dielën priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në disa zona do të ketë jostabilitet atmosferik, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta.

Të hënën reshjet do të jenë me intensitet më të dobët. Nga e marta pritet stabilizim gradual i motit, ndërsa për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie prej disa gradësh.

MARKETING