Senatori amerikan mbështet urdhër’arrestin e gjyk’atës në Hagë ndaj Netanyahu-t

Senatori amerikan mbështet urdhër’arrestin e gjyk’atës në Hagë ndaj Netanyahu-t

Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka theksuar se është dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin ​​e urdhërarresteve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social X, Sanders theksoi se akuzat e gjykatës janë të “bazuara mirë” në prova, duke kujtuar më tej sulmet e Izraelit kundër popullit palestinez.

“Nëse bota nuk respekton ligjin ndërkombëtar, ne do të kalojmë në barbarizëm të mëtejshme”, shkroi Sanders.

Senatori amerikan gjithashtu theksoi se ishte dakord me vendimet e gjykatës për urdhërarrestet ndaj Netanyahu-t dhe Gallant-it.

Dje, Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit dhe ish-shefin e mbrojtjes për shkak të “krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Gaza”.

MARKETING