Sela zgjidhet kryetar i Lidhjes Shqiptare me 713 vota: Do mbrojmë interesat e shqiptarëve, sot nis gjithçka

Sela zgjidhet kryetar i Lidhjes Shqiptare me 713 vota: Do mbrojmë interesat e shqiptarëve, sot nis gjithçka

“Sot nuk përfundon, sot nis gjithçka”, kështu tha Ziadin Sela në Kongresin e pestë të partisë e cila tani do të quhet Lidhja Shqiptare. Ziadin Sela e ribrendoi partinë e tij me emrin Lidhja Shqiptare. Pasi u rizgjodh për kryetarë me 713 vota, Sela tha se ky vendim u mor për të mos qenë peng i vulave dhe vendimeve gjyqësore. Ai po ashtu theksoi se Lidha Shqiptare do të jetë një parti që mbron interesat kombëtare të shqiptarëve, duke u angazhuar që gjuha shqipe të jetë me kushtetutë e barabartë me maqedonishtën. Sela tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq e të strukur në tendencat për të sulmuar në të drejtat, por siç tha, do të ketë përgjigje me “sulm” duke ritheksuar qëndrimet në lidhje me temat aktuale në vend. Gjithashtu theksoi se kryetari i partisë nuk do të ketë mandat të kufizuar.
Ziadin Sela, kryetar i Lidhjes Shqiptare
“Vizioni im në lidhje me një organizim politik është ai të cilin vazhdimisht kam thënë dhe e kemi pas edhe statutin edhe para pak. Tani nuk është se du të përmend si shembull dhe të personifikohem, por përse jo me ideolog dhe veprimtarë të mirë të cilët të mira njerëzimit. Në Kushtetutën e SHBA-së nuk ka qenë i kufizuar mandati, kryetar i shtetit në dy mandate, ka qenë vendim personal i Xhorxh Uashington”.

MARKETING