Sekuestrohen 135 kilogramë duhan dhe 30 litra alkool pa akcizë
Doganat e Maqedonisë së Veriut kanë sekuestruar 135 kilogramë duhan të prerë dhe 30 litra alkool pa pulla akcizore, duke zbuluar shmangie të detyrimeve ndaj shtetit në vlerë prej 337.558 denarësh.
Zv.drejtori i Doganës, Mustafa Dauti, bëri të ditur se ndaj një personi do të ngrihet kallëzim penal, ndërsa ndaj dy të tjerëve janë ngritur kallëzime për kundërvajtje.
Aksioni është pjesë e kontrolleve të intensifikuara në tregun e brendshëm dhe në importet e mallrave, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë për të mbrojtur interesin publik dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë për tregtarët që veprojnë në përputhje me ligjin.

